Gent Cakaj: BE-ja nuk ka arsye të mos i heq vizat për Kosovën
01 nëntor 2018
| 21:31
Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, i ftuar në Zonën e Debatit, ka thënë se Bashkimi Europian duhet t’i heq vizat për qytetarët e Kosovës.
“Është evidente që shoqëritë tona ballafaqohen me kolaps në gjyqësor e më një sërë problemesh kur vjen puna tek menaxhimi i qeverisjes së mirë”, ka thënë Cakaj.
“Ky nuk mund të jetë arsyetim për moshapjen e negociatave për Shqipërinë apo për mosliberalizim të vizave”.