Gent Cakaj: Kemi dëbuar nga Shqipëria dy diplomatë iranianë
Pas lajmit të publikuar në “Top Channel”, për dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria, ka reaguar ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Cakaj ka thënë se dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast janë shpallur të padëshirueshëm për shtetin shqiptar për shkak se zhvillonin veprimtari kundër statusit të tyre.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Cakaj.