
Gent Cakaj: Opozita, pengesë shtesë për hapjen e negociatave
19 qershor 2019
| 17:45
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, e ka vlerësuar si një fitore të Shqipërisë që në raportin e Komisionit Evropian nuk është marrë parasysh situata aktuale në Shqipëri.
Sipas tij, në tetor BE-ja do të shkojë drejt një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por ai ka thënë se sjellja e opozitës është një pengesë tjetër që do çojë drejt këtij vendimi.
“Vendet anëtare të BE-së dënojnë sjelljen e grupacioneve politike në Shqipëri, por nuk thonë se kjo sjellje do ta deprivojë Shqipërinë nga mundësia për hapjen e negociatave. Por natyrisht që klima aktuale politike në Shqipëri, nuk i kontribuon gjasave pozitive për hapjen e negociatave në tetor”, ka thënë në emisionin “Top Talk” në “Top Channel”.