
Gent Cakaj publikon fotografi të Thaçit e Veselit: Me çlirimtarët!
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar në Kosovë, i shoqëruar nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Gjatë ditës së sotme, Rama dhe Cakaj, kanë zhvilluar takime të rëndësishme me krerë të lartë institucionalë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi e liderin e PDK-së, Kadri Veseli.
Kurse, Cakaj, në faqen zyrtare të tij “Facebook”, ka publikuar një fotografi të Thaçit e Veselit, derisa shkruan “Me Çlirimtarët”.
Kjo fotografi vjen menjëherë pas adresimit të presidentit Thaçi për qytetarët, i cili tha që s’do të jep dorëheqje derisa të konfirmohet aktakuza e Speciales ndaj tij. Madje ai tha se i vetmi ligj që ka shkelur ka qenë ai ndaj Millosheviqit.
https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2656918721244419/