Gent Cakaj takon homologen austriake, flasin për Evropën juglindore dhe BE-në
26 prill 2019
| 17:33
Ministri në detyrë i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar të premten vizitë njëditore në Austri.
Ai në Vjenë ka takuar homologen e tij austriake Karin Kneissl, me të cilën kanë diskutuar rreth rëndësisë gjeostrategjike që ka Evropa juglindore për Bashkimin Evropian.
“Mirë se erdhët në Vjenë, ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në detyrë, Gent Cakaj. Ishte kënaqësi të bisedonim për novelistët evropianë si Stefan Zweig. Evropa juglindore është me rëndësi gjeostrategjike për Bashkimin Evropian dhe një pjesë përbërëse e Evropës. Ne nuk duhet të lëmë vakume atje”, ka thënë Kneissli pas takimit me Cakajn.