Genta Ismajli kthehet në brune
18 mars 2021
| 15:10
Genta Ismajli është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore.
Pak ditë më parë lansoi projektin “Level Up”, në bashkëpunim me reperin Fero,
Ky projekt u mirëprit nga fansat e tyre, duke u komentuar edhe për paraqitjet.
Ishte Genta ajo e cila u shfaq si një biondinë e zjarrtë me flokë të shkurta.
Eksperimentet nuk po i lë anash, ku sot tregoi se është bërë sërish një brune.
Vetë këngëtarja ndau një imazh nga salloni i bukurisë, duke treguar “look”-un e radhës.