Genta Ismajli sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur
12 prill 2019
| 10:41
Genta Ismajli vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më joshëse të estradës sonë.
Ajo feston sot (e premte) ditëlindjen.
E lindur në vitin 1984, ajo mbushë plot 35 vite jetë ditën e sotme me një karrierë të bujshme profesionale, shkruan lajmi net.
Genta ka kohë që është pjesë e skenës tonë e cila deri më tani ka mbledhur një numër të madh të fansave të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Këngëtarja nga Gjilani po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, e të fundit këngë që ka lansuar është “Zjarr”.