Gentiana Begolli zgjedhet kryetare e AGK-së
31 korrik 2018
| 18:09
Gazetarja e “RTK”-së, Gentiana Begolli – Pustina, është zgjedhur kryetare e re e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Ajo ka fituar në garën përballë dy kundërkandidatëve Fitim Gashi nga gazeta “Koha Ditore” dhe Alban Selimi nga “RTK”-ja.
Kandidatja për kryetare të AGK-së, Gentiana Begolli – Pustina ka marrë gjithsejt 97 vota, ndërsa kandidati tjetër Alban Selimi 77 vota si dhe Fitim Gashi 63 vota.
Të regjistruar si pjesëmarrës në kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të AGK-së ishin 277 anëtarë, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 239 anëtarë, ku 237 fletëvotime ishin të vlefshme, ndërsa 2 fletëvotime ishin të pavlefshme.