Gentiana Gashi – Pepaj me numrin 87 është pjesë e listës së AAK-së për deputete

02 janar 2025 | 21:20

Kandidatja për deputete nga AAK-ja, Gentiana Gashi – Pepaj, ka theksuar se kandidatura e saj vjen si rezultat për të përfaqësuar interesat dhe zërin e qytetarëve në institucionin më të lartë të vendit, Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Me krenari dhe përulësi ju njoftoj se kam vendosur të shpall kandidaturën time për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, si pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo kandidaturë vjen si rezultat i përkushtimit tim për të përfaqësuar interesat dhe zërin tuaj në institucionin më të lartë të vendit tonë. Synimi im është të sjell ndryshimin që Kosova meriton, duke punuar për barazi, drejtësi dhe zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Gashi-Pepaj.

Ajo ka theksuar se beson fuqishëm se bashkë mund të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me perspektivë të ndritur për të rinjtë dhe familjet tona. “Përkrahja juaj do të jetë shtytja ime më e madhe në këtë rrugëtim. Bashkohuni me mua për ta bërë zërin tuaj pjesë të vendimmarrjes. Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin që duam dhe meritojmë!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është themeluar Oda Ekonomike Shqiptare në krye me Hyzer Gashin.…