Gentiloni: Evropa do të hapet plotësisht gjatë sezonit veror

13 maj 2020 | 14:10

Nga 15 qershori pritet të rinisë lëvizja e lirë mes vendeve të BE-së.

Komisioni Evropian ka treguar se do të propozojë hapjen graduale të kufijve të BE-së, për t’i dhënë shtytje industrisë së turizmit, e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni, ka deklaruar se kjo do të thotë se Evropa do të hapet plotësisht gjatë sezonit veror, edhe pse po punohet ende mbi detajet. “Mesazh i yni është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë”, ka deklaruar ai.

Duke folur në një intervistë për gjashtë gazeta evropiane, Gentiloni tha se industria e turizmit në Evropë përballet me një humbje prej 40% të aktivitetit të saj.

Shtetet veç e veç kanë nisur të rihapin kufijtë. Austria dhe Gjermania kanë vendosur heqjen e kufizimeve në udhëtim.

Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare do të ketë kontrolle, ndërsa nga 15 qershori do të rinisë lëvizja e lirë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se do…