Gentrit Limani rikthehet te Llapi

20 shtator 2024 | 16:15

Skuadra e Llapit ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Gentrit Limani. Ky i fundit rikthehet në “Zahir Pajaziti” pas një eksperience në skuadrën e Ferizajt.

“Klubi Futbollistik Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Gentrit Limani. 24-vjeçari rikthehet sërish tek Llapi, pas një eksperience të shkurtër me Ferizajn. Klubi ka kompletuar dokumentacionin dhe Limani do jetë në dispozicion të kryetrajnerit Tahir Batatina nga ndeshja e nesërme në udhëtim me Ferizajn. Mirë se rikthehesh, Geni!”, thuhet në njoftimin e Llapi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe…