George Bush: Isha i nderuar të bisedoja me Zelenskyyn, “Winston Churchillin e kohës sonë”
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Goerge Bush, sot me një lidhje direke ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, shkruan IndeksOnline.
Bush e ka krahasuar Zelenskyyn me Winston Churchill, që udhëhoqi Britaninë drejt fitorës në luftën e dytë botërore.
Ai tha se e ka uruar presidentin për udhëheqjen e tij dhe përkushtimin ndaj lirisë gjersa ia konfirmoj se do t’i qëndroj në krahë derisa Ukrainë të fitoj.
“Unë isha i nderuar të kaloja disa minuta duke biseduar me Presidentin Zelenskyy – Winston Churchill e kohës sonë – këtë mëngjes. E falënderova Presidentin për udhëheqjen e tij, shembullin e tij dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë, dhe përshëndeta guximin e popullit ukrainas.
Presidenti Zelenskyy më siguroi se ata nuk do të lëkunden në luftën e tyre kundër barbarizmit dhe dhunës së Putinit. Amerikanët frymëzohen nga qëndrueshmëria e tyre. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ukrainasit ndërsa ata mbrojnë lirinë e tyre”,tha ai.