George Clooney dhe Amal Alamuddin drejt divorcit?
George Clooney dhe Amal Alamuddin kohët e fundit janë vendosur në krye të faqeve rozë, pasi po supozohet se ata janë drejt divorcit.
Sipas asaj që raporton “The Mirror”, një letër anonime ka mbërritur në shtëpinë e çiftit, sipas së cilës Clooney është babai i vërtetë i Avas, vajza e Stacy Keibler. Stacy është ish e dashura e George Clooney e cila përjetoi një romancë me yllin hollivudian.
Por, nga ana tjetër, disa media të huaja e hedhin poshtë këtë teori duke thënë se këto thashetheme datojnë që prej një viti.
Në 5 Gusht 2019, kopertina e revistës “National Enquirer” iu kushtua Clooney dhe historisë së atësisë së supozuar të vajzës së Stacy Keibler. Por burime nga miqtë e ngushtë të tyre janë shprehur se asnjë nga këto lajme nuk është e vërtetë , pasi ata janë më afër se kurrë.
George dhe Amal u martuan në Venecia në një ceremoni përrallore në Shtator të vitit 2014 dhe janë prindër të dy binjakëve. Pak muaj më parë ata u shfaqën së bashku teksa dhuruan 1 milion Dollarë për përballimin e Covid-19./Klan Plus/