George Clooney do luante rolin kryesor në filmin e famshëm “The Notebook”, arsyeja pse hoqi dorë
Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, George Clooney, ka zbuluar së fundmi se ai ka qenë duke luajtur në filmin “The Notebook” në vend të Ryan Gosling.
Romanca e vitit 2014 e luajtur nga Gosling dhe Rachel McAdams, tregonte historinë e një çifti të ri të dashuruarish në 1940-n. Duke folur në një panel për filmin e tij të ri “The Midnight Sky” në Festivalin e Filmit në Londor, Clooney zbuloi s do ta luante ai rolin e Gosling në “The Notebook”.
“Do e bënim bashkë “The Notebook”, tha aktori duke iu referuar Paul Newman, i cili ndërroi jetë në vitin 2008. “Në thelb, unë do të luaja rolin si i ri dhe ishte qesharake. U takuam dhe thamë “Kjo është. Do jetë shumë e mirë”.
Sidoqoftë Clooney u tërhoq nga ky rol pasi ka parë filma të vjetër të Newman, dhe kuptoi se ato nuk dukeshin asgjë të ngjashme.