
George Clooney pëson aksident me motoçikletë në Itali
11 korrik 2018
| 10:25
George Clooney ka mbetur i lënduar nga një aksident rrugor në Sardenjë.
Sipas shtypit italian, aktori hollivudian, i cili ndodhet në ishull për të xhiruar një film, ishte duke përshkruar rrugën kombëtare në lokalitetin Costa Corallina, në provincën e Olbias, kur motori i tij skuter është përplasur me një makinë, ndërkohë që policia po verifikon shkaqet e këtij aksidenti.