George Clooney po ‘lufton’ për mos të humbur bashkëshorten e tij!
George Clooney thuhet se po lufton për martesën e tij me Amal pasi është distancuar me gruan e tij të dytë. Clooney dhe Amal janë të martuar që nga viti 2014. Amal është një avokate britaniko-libanez për të drejtat e njeriut, e cila është 17 vjet më e re se bashkëshorti i saj. “Ai ka filluar të shqetësohet vërtet për humbjen e Amalit dhe për t’i lënë më shumë kohë për t’u lidhur me të, sepse me kalimin e kohës ata po bëhen më shumë si shokë dhome sesa të dashuruar. Ajo është ende shumë e re dhe e gjallë dhe George nuk mund të injorojë diferencën e tyre në moshë”-tha një burim i afërt me çiftin.
Burimi ka pohuar gjithashtu se 63-vjeçari është duke u shqetësuar për pamjen e tij, pasi ai gjithmonë është njohur si një nga meshkujt më të bukur në industri gjatë karrierës së tij. “Ai ka filluar të tregojë moshën e tij dhe kjo po e tremb atë”-shtoi burimi. “Ai po përpiqet të mbajë gjallë pasionin, kështu që George po bëhet romantik”.
Burimi shtoi: “Por George po e bën martesën e tyre një prioritet të madh. Ata po hanë dreka romantike dhe bëjnë shëtitje të gjata pas darkës. “Ai është i dëshpëruar dhe po kujdeset që t’i bëjë surpriza të ëmbla, i çon në shtrat brioshët e saj të preferuar apo i dhuron parfumet e saj të preferuar. ‘Grua e lumtur, jetë e lumtur’, është motoja e tij”.
Rikujtojmë se Clooney tha së fundmi për Entertainment Tonight se nuk do e luajë më rolin e Batman. Clooney ka deklaruar më parë se pranimi i rolit të Batman ishte një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij. 63-vjeçari së pari luajti personazhin ikonë në “Batman & Robin” nga 1997 me Arnold Schwarzenegger dhe Uma Thurman.
George u shfaq në fillim të këtij viti në një rol të shkurtër si Bruce Wayne në skenat e fundit të “The Flash”. Për paraqitjen e tij të shkurtër në film, Clooney donte të vishte të njëjtin kostum “Batman” që kishte veshur më parë. Në podcastin e Awards Chatter, ai pranoi se filmi “Batman & Robin” nuk është i mirë.