Georgina bën urimin më të bukur për djalin e Ronaldos: Urime princi im
18 qershor 2021
| 11:39
Georgina Rodriguez tregon herë pas here në rrjetet sociale se sa e lumtur është me familjen që ka krijuar së bashku me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo. Modelja seksi nuk ngurron që në rrjetet sociale të ndajë momentet e bukura që kalon me fëmijët dhe partnerin e saj.
Që në fillim, Georgina ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me djalin e madh të Ronaldos, të cilit i fal shumë dashuri.
E këtë e ka treguar edhe me rastin e ditëlindjes së tij. Bukuroshja ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të uruar fëmijën e madh të familjes. Ajo ka postuar një foto në “Instagram”, ku bashkëngjitur me të shkruan:
“Urime princi im! Eshtë kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh mashkullin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën kaq krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës. Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu. Faleminderit që më bën çdo ditë të ndihem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat e vëllai”.