Georgina magjeps Venecian (Foto)
31 gusht 2018
| 12:30
Shumë yje, të veshur me markat më të mira, parakaluan në tapetin e kuq në edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Venecia.
Mes të ftuarve ishte edhe gruaja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila kishte preferuar një fustan transparent, që i rrinte i ngjeshur pas trupit.
Bukuroshja spanjolle tërhoqi vëmendjen me format e saj vërtet joshëse, ndërsa fotografët nuk e humbën mundësinë të fiksojnë imazhe gjatë parakalimit të saj.