Georgina Rodrigez me çantën më të rrallë në botë
Festivali i Filmit në Venecia i mblodhi të gjitha yjet në një vend, ku e ftuar ishte edhe Georgina Rodrigez, e cila nuk kaloi pa e tërhequr vëmendjen.
Ajo se çfarë u komentua tek e dashura e Ronaldos është veshja e saj si dhe çmimet e tyre, shkruan Dailymail.
Georgina kishte të veshur një korset të zi dhe mbante një çantë të rrallë “Hermès Birkin” prej 200 mijë funtesh. Ajo kishte të vendosur një aksesor luksoz me një çmim që varion nga 120,000 deri në 480,000 funtEkspertët e lartë të e-commerce “1stdibs” thanë se Birkin Himalayan mund të jetë çanta më e rrallë në botë.
“Çanta me diamantin 30 centimetra Himalayan Birkin është ndoshta çanta e dorës më e rrallë dhe më e dëshirueshme në botë”, duke shtuar se çanta i ofrohet vetëm “një klienti VIP shumë të respektuar”.
Kompania e çantave luksoze Hermès rrit krokodilët në fermën e saj dhe të gjesh një me lëkurë albino është jashtëzakonisht e rrallë, kurse këtë veshje e kombinoi me një palë pantallona të gjera.