Georgina Rodrigues shfaqet super elegante pas lindjes së vajzës
26 maj 2022
| 12:58
Georgina Rodriguez i ka lënë të gjithë pa fjalë me paraqitjen e saj në tapetin e kuq për premieren e Elvis në Festivalin e Filmit në Kanë, të mërkurën.
Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, shkëlqeu me një fustan argjendi të gjatë me dekolte të hapur dhe një të çarë nga njëra anë e këmbës.
28-vjeçarja e kombinoi fustanin e saj me një palë taka po të argjendë dhe aksesorë si vëthë të gjelbër smerald.
Ndërkohë flokët e saj të gjatë kishte vendosur që t’i bënte topuz elegant dhe një make-up që theksonte sytë.
Kujtojmë se muajin e kaluar, ajo dhe partneri i saj zbuluan se djali i tyre kishte vdekur në lindje, por fatmirësisht vajza, Bella Esmeralda, arriti që të mbijetonte.