Georgina Rodriguez është shtatzënë, ajo dhe Ronaldo po presin binjakë
Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo ka njoftuar se ai dhe Georgina Rodriguez janë në pritje të binjakëve.
Modelja Georgina, 27 vjeçe, është tre muajshe shtatzënë me yylin e Manchester United, shkruan The Sun.
Ronaldo, 36 vjeç, tashmë është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve janë të lindur nga dy nëna surrogate.
Ai dhe Georgina e bënë të ditur lajmin duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët, ku shiheshin duke mbajtur fotografinë e ultratingullit, teksa në mbishkrimin e saj shkruanin: “Me kënaqësi ju njoftojmë se po presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri – mezi presim t’ju takojmë”.
Ronaldo pranoi në vitin 2017 se donte të kishte shtatë fëmijë, ndërsa Georgina vitin e kaluar tha: “Dëshira ime për mëmësinë është më e fortë se çdo gjë”.
“Shpresoj të kem më shumë fëmijë”, kishte thënë ajo.
Ronaldo është baba i Cristiano Jr, 11 vjeç, binjakëve Eva dhe Mateo, katër vjeç secili dhe trevjeçares Alana Martina.
Superylli portugez filloi lidhjen me Georginën në vitin 2016 kur ajo po punonte në një dyqan të markës “Gucci” në Madrid.
Besohet se ajo i ra në sy portugezit në zonën VIP të një eventi të “Dolce & Gabbana”.