Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen në tapetin e kuq (FOTO)

02 shtator 2022 | 13:08

Georgina Rodriguez shkëlqen kudo që shkon! Ylli nga Argjentina di gjithmonë se si të kthejë sytë nga vetja në çdo dalje publike. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi në tapetin e kuq të Festivalit të 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, ishte një nga yjet që tërhoqi më shumë vëmendje në tapetin e kuq në premierën e Tar gjatë eventit të rëndësishëm.

28-vjeçarja u shfaq në eventin e mbushur me yje, me një fustan të zi të çarë në pjesën e shpinës ku kishte disa zinxhirë tejet të hollë dhe elegant. Fustani gjithashtu kishte një të çarë të guximshme deri në kofshë edhe në pjesën e përparme.

Ajo kishte veshur një palë taka të zeza dhe aksesorë si një varse e stilit choker floriri dhe një byzylyk të trashë.

Georgina kishte një bërë një grim të përsosur në bronz me një buzë ‘nude’, ndërsa flokët i kishte kapur topuz. Bukuroshja hyri në “Instagram” më herët gjatë ditës për të ndarë një sërë fotosh në avionin e saj privat duke udhëtuar në Itali për festivalin.

Gjatë mbërritjes ajo dukej mishërimi i elegancës me një bluzë të gjatë të bardhë prej lëkure krokodili dhe pantallona. Georgina kishte veshur një palë taka me rripa të artë, ndërsa pozonte para fotografëve.

Georgina mbante  bizhuteri të trasha ari ndërkohë që përshëndeti shikuesit. Ajo kishte vendosur një grim glam me një buzë ‘nude’, ndërsa flokët i kishte kapur bisht.

Elegante si gjithmonë! Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen nëElegante si gjithmonë! Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen nëElegante si gjithmonë! Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen nëElegante si gjithmonë! Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen nëElegante si gjithmonë! Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen nëElegante si gjithmonë! Georgina Rodriguez mahnit me paraqitjen në

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bankat ruse humbën një total prej 1.5 trilion rubla (24.95…