Georgina Rodriguez në “Netflix”
Modelja spanjolle-argjentinase, Georgina Rodríguez, do të vijë së shpejti me një dokumentar të ri në gjuhën spanjolle të titulluar ‘Georgina’.
Dokumentari nga Netflix, flet për jetën dhe karrierën e saj si një yll i mediave sociale. 27-vjeçarja Rodriguez, e cila është e dashura e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, postoi një imazh në llogarinë e saj në Instagram duke thënë se ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur për projektin e ri.
“Ky reality show do të jetë një portret i thellë dhe emocional i gruas prapa fotove, historive dhe titujve të mëdhenj”, njofton Netfilx.
Georgina, do të tregojë pas kamerave të gjithë jetën e saj, nga jetesa në një prej lagjeve më të varfëra të provincës spanjolle Haca, burgosja e të atit për shkak se ishte pjesë e një grupi që merrej me kontrabandë kanabisi, si edhe zhvendosja në moshën 18 vjeç në Londër për të ndjekur ëndrrat e saj. Atje ajo studioi gjuhën anglezen, merrte mësime vallëzimi, ndërsa punonte edhe si kamariere për të siguruar jetesën.
Temperamenti i saj latin dhe silueta e përsosur e bënë atë shumë shpejt të dallohej në industrinë e modës si modele, duke krijuar bashkëpunime me revista ndërkombëtare, ndërsa ajo ishte gjithashtu fytyra kryesore e fushatës së të brendshmeve Yamamay.