Georgina Rodriguez shkëlqen në “Joy Awards 2023” – detyrohet të mbulohet me shami për t’u përshtatur me traditat e Arabisë Saudite
Georgina Rodriguez ka mahnitur në tapetin e kuq në “Joy Awards” në Arabinë Saudite.
Spanjollja po përshtatet me jetën në vendin e saj të ri pasi i dashuri i saj, Cristiano Ronaldo, nënshkroi për Al-Nassr.
Georgina tregoi dashurinë e saj për Arabinë Saudite dhe tashmë ka adoptuar pjesë të kulturës së tyre.
Kjo u reflektua në veshjen e saj për këtë event, pasi kishte veshur një fustan të gjatë me një prerje nga njëra këmbë.
Pamja modeste u shoqërua me një shami – një veshje tradicionale për gratë në Arabinë Saudite
Ajo dukej tipike magjepsëse e veshur me vathë të mëdhenj dhe një gjerdan teksa pozonte para kamerës në tapetin e kuq.
Georgina ka shpërndarë disa foto në Instagram duke shkruar: “Joy Awards 2023. Një falënderim të madh për të gjithë, ju dua Arabia Saudite”.
Çmimet “Joy” – pjesë e sezonit të Riyadh – organizohen nga GEA, në përputhje me synimet e Saudi Vision 2030. Është cilësuar si festa më e madhe e krijuesve të argëtimit në botën arabe.
Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara, ishte gjithashtu e pranishme në këtë event madhështor.
Ronaldo ndërkohë bëri paraqitjen e tij të parë në vend të enjten dhe shënoi dy gola për Saudi All Stars kundër Paris Saint-Germain.
Superylli gjithashtu fitoi çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ dhe do të synojë të vazhdojë formën e tij të mirë si mikpritës i Al-Nassr Etiffaq.