Georgina Rodriguez shpërthen në lot kur flet për humbjen e djalit të saj
Ky është momenti dramatik kur Georgina Rodriguez shpërthen në lot në shfaqjen e saj të re në Netflix teksa rijeton momentin kur humbi një nga binjakët gjatë lindjes.
Vajza e influencueses 29-vjeçare, Bella Esmeralda lindi e shëndetshme prillin e kaluar në një spital të Mançesterit, por vëllai i saj binjak nuk ia doli.
Është bërë e ditur se Georgina në sezonin e dytë të serialit ‘I Am Georgina’, i cili do të ketë premierë botërore më 24 mars, do të flasë për ngjarjen e dhimbshme.
E shtrirë në shtratin e saj të spitalit me të voglin në gjoks, Rodriguez thotë: “Jeta është e vështirë, jeta vazhdon. Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.
Duke lavdëruar partnerin e saj futbollist që e ndihmoi atë në periudhën më të errët të jetës së tyre së bashku, ajo shton: “Cris me të vërtetë më inkurajoi të vazhdoj. Më tha: “Gio vazhdo jetën, do të të bëjë mirë”. Dhe vazhdon: “Për momentin prioriteti im është familja dhe fëmijët e mi. Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse”.
Traileri tregon gjithashtu momente nga ditëlindja e 28-të e Georgina-s, kur Cristiano shpenzoi mijëra paund në një shfaqje të organizuar në kullën e famshme Burj Khalifa të Dubait.
Georgina pranon: “Është vërtet e vështirë të më befasosh. Cristiano e bën shumë mirë këtë. Ai është dashuria e jetës sime”.