Georgina Rodriguez vezullon në Venecia me fustanin e stilistes shqiptare
08 shtator 2020
| 12:12
Georgina Rodriguez ka vezulluar në tapetin e kuq të Festivalit të 77-të të Filmit në Venecia.
Partnerja e Kristiano Ronaldos ishte e ftuara speciale e këtij eventi.
Modelja kishte bërë zgjedhjen e duhur për të treguar fizikun e saj prefekt në sytë e gjithë botës, duke zgjedhur një emër të njohur të modës në Shqipëri.
Dhe bëhet fjalë për stilisten Lia Stublla, e cila ishte krijuesja e fustanit të dytë të Georgina-s në festival.
“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjën e bukur Georgina, shumë faleminderit edhe njëherë që i besove punës sonë, ti i bën që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe. Dashuri georginagio # venecefilmfestivali2020 #LS veshje”, shkruan stilistja.