Georgina “tërbon” fansat me pozat e fundit
30 prill 2021
| 13:05
Partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka “tërbuar” fansat me pozat e fundit në “Instagram”.
Modelja e famshme është kthyer pas në kohë, duke postuar në rrjetet sociale disa fotografi të shkrepura kur prezantoi festivalin e “Sanremos” në Itali.
Në imazhet në fjalë, Georgina shfaqet me një fustan të zi të shkurtër, i cili i nxjerr në pah format e saj perfekte. Fotot janë shkëputur gjatë performancës së saj duke kërcyer.