Georgina ‘vjedh’ vëmendjen nga Ronaldo, modelja shoqërohej në stadium nga…

24 qershor 2024 | 15:50

Georgina Rodriguez ka udhëtuar drejt Dortmundit për të parë të dashurin e saj, Cristiano Ronaldon, teksa shkruan historinë.

Partnerja e CR7, me të cilën ka dy vajza, ishte në tribunat në stadiumin e Dortmundit dhe ndoqi ndeshjen e madhe të Portugalisë kundër Turqisë për Euro 2024.

Modeles së famshme iu bashkua djali i madh i Cristiano-s, Cristiano Ronaldo Jr.

E teksa vëmendja e të gjithëve ishte te Ronaldo në fushë, Georgina “u sigurua” që të kishte pas vetes jo pak paparacë të cilët e ndoqën atë gjatë gjithë ndeshjes.

Bukuroshja ishte e veshur me të zeza dhe ka qëndruar edhe me syze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tema e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër ka…