Gerbeshi vazhdon kontratën me Dritën
Fidan Gerbeshi e ka vazhduar kontratën me kampionin e Kosovës, Dritën e Gjilanit.
Gerbeshi është njëri prej mbrojtësve më cilësor që aktivizohet në futbollin e Kosovës. Ai ishte njëri prej meritorëve që Drita kishte një mbrojtje stabile në edicionin e kaluar dhe që e fitoi titullin e kampionit.
Kështu, Drita dhe Gerbeshi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar.
Njoftimi i skuadrës së Dritës:
VAZHDOJMË ME FIDANIN
Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me njërin prej lojtarëve me të rëndësishëm, qendërmbrojtësin dhe njëherit zëvendëskapitenin Fidan Gerbeshi.
Fidani ishte njeri prej me meritoreve që klubi jonë arriti titullin kampion, gjithashtu se bashku me lojtarët e tjerë në mbrojtje, arriti që ta shpalle mbrojtjen me të mirë të sezonit me me se paku gola të pranuar në ligë.
Tash na pret një sfide e rëndësishme në garat ndërkombëtare, andaj me Fidanin do të jemi më të sigurt në fazën defanzive.
Suksese se bashku FIDAN!
(V.Z / Epoka e re)