Gërdovci: Për herë të parë, Prishtina nisë ujitjen e tokave bujqësore
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci, ka bërë të ditur se për herë të parë ka nisur subvencionimin e ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Prishtinës, përmes Ibër Lepencit.
“Për herë të parë Drejtoria e Bujqësisë po bën subvencionimin e ujitjes së tokave bujqësore në Komunën e Prishtinës, përmes Ibër Lepencit, po i mbulojmë të gjitha shpenzimet e ujitjes për fermerët tanë”, ka shkruar Gërdovci në faqen e tij në Facebook.
Për të parë nga afër realizimin e këtij projekti të drejtorisë që e udhëheqë, drejtori Plator Gërdovci tha se sot lishte në vizitë te fermeri Adil Leci në fshatin Prugovc, për të parë për së afërmi procesin e ujitjes së tokave, ku kultivohen kultura të shumëllojshme bujqësore.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10166653178745595&id=815750594&sfnsn=mo