Gerdovci: Projekti për therrtoren e Prishtinës po fillon të jetësohet

19 dhjetor 2022 | 22:21

“Po i afrohemi fundvitit me një super lajm për Kryeqytetin. Sot publikuam thirrjen për realizimin e Therrtores të Prishtinës”, kështu ka shkruar drejtori i Bujqësisë Plator Gerdovci.

“Jam i lumtur që po i vie fundi shqetësimeve shumë-vjeçare të qytetarëve të Prishtinës rreth cilësisë së mishit dhe produkteve të tij. Gjithashtu po përfundon edhe koha e therrjes së kafshëve në rrugë, pa kurrfarë standardi”, kështu ka shkruar në “Fecebook”, drejtori i Drejtorisë pë Bujqësi në komunën e Prishtinës, Plator Gerdovci.

Postimi i plotë i Gerdovcit:

PROJEKTI PËR THERRTOREN E PRISHTINËS PO FILLON TË JETËSOHET

Po i afrohemi fundvitit me një super lajm për Kryeqytetin. Sot publikuam thirrjen për realizimin e Therrtores të Prishtinës.

Jam i lumtur që po i vie fundi shqetësimeve shumë-vjeçare të qytetarëve të Prishtinës rreth cilësisë së mishit dhe produkteve të tij. Gjithashtu po përfundon edhe koha e therrjes së kafshëve në rrugë, pa kurrfarë standardi.

Projekti për ndërtimin e Therrtores Publike do t’i plotësoj të gjitha kushtet higjieno-sanitare për sigurimin e mishit dhe produkteve të mishit për qytetarët e Prishtinës. Prioriteti ynë është mbrojtja e shëndetit publik dhe garantimi i sigurisë dhe cilësisë së ushqimit.

Një falënderim i madh për Shoqatën “Jetimët e Ballkanit”, e cila e ka dhuruar si donacion këtë projekt modern të thertores së kryeqytetit. Me këtë nismë po e zgjidhim një problem të kahmotshëm që me shumë të drejtë i ka brengosur bashkëqytetarët tanë.

#Prishtina ??

#JetoShendetshem

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve për ngjarjet e 6…