Gërmime arkeologjike nënujore, vendbanimi i Palafit në Shqipëri më i vjetri i kësaj tipologjie në Evropë
Duke postuar disa foto në llogarinë e tij në Faebook, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se ka nisur projekti kërkimor shkencor “Lin 3, gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro – zviceran në fshatit Lin.
Rezultatet e para dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it në Angli, e rendisin vendbanimin palafit “Lin 3” si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.
Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqendrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njëjtës periudhë në pellgun e Korçës”, thotë Rama.
Kryeministri shtoi se duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024.
Pas zbulimeve të vitit të kaluar të vendbanimit Palafit të Linit, i cili është më i vjetri në Evropë, gërmimet e këtij viti nga ekipi shqiptaro-zviceran, të cilat janë përqendruar në tokë në afërsi të fshatit Buqezë të Pogradecit kanë nxjerrë në dritë elemente të rinj.
Enët e përdorura, veglat e strallit e kockës apo edhe pjesë të përdorura për ndërtimin e banesave dëshmojnë ekzistencën e vendbanimit në një periudhë të hershme të neolitit të mesëm duke dhënë edhe datime të sakta sipas arkeologovë.
Vit pas viti zbulimet arkeologjike në vendbanimin palafit të linit po mundësojnë perceptimin e një tabloje të qartë të mënyrës së jetesës në periudhën e neolitit kohë kur njerëzimi nisi të krijojë vendbanime të qëndrueshme në afërsi të burimeve ujore.