Gërmimet në Kizhevak do të rinisin më 5 maj

27 prill 2021 | 13:01

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka bërë me dije se punimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak të Serbisë, do të rinisin më 5 maj.

Gërxhaliu në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se në Kizhevak do të punohet për dy javë rresht, nëse lejojnë kushtet atmosferike.

Sipas tij, tashmë është konfirmuar se eshtrat që u zhvarrosën vitin e kaluar në këtë lokacion, i përkasin viktimave të luftës në Kosovë.

Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/germimet-ne-kizhevak-me-5-maj-/31225188.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në…