Gerrardi kërkon Kamberin te Rangersi

31 janar 2020 | 13:12

Florian Kamberi është gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij. Sulmuesi i grumbulluar rishtazi nga Edi Reja në kombëtaren e Shqipërisë kërkohet nga Glasgow Rangers.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet skoceze. Sipas tyre Steven Gerrard i ka sugjeruar klubit transferimin e futbollistit që luan me Hibernian.

Rangers ofrojnë një formulë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Kamberin e dëshiron edhe skuadra polake Lech Poznan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka nderuar sot në 23-vjetorin…