Gerrard: M’u thye zemra kur u largua Torresi!
17 shkurt 2021
| 20:56
Ka luajtur me shumë kampionë dhe ka parë të largohen shumë sulmues nga “Anfield Road”, nga Robert Fowler, te Michael Owen dhe Luis Suarez, por ish-kapiteni i Liverpulit, Stiven Gerrard, thotë se i vetmi që ia ka thyer zemrën pas largimit ishte Fernando Torres.
Sulmuesi spanjoll u transferua te Chelsea në janar 2011 pasi shënoi 81 gola në 142 ndeshje me “Reds”-at.
“Nuk luajta shumë gjatë me Torresin, sepse ai shkoi te Chelsea dhe më theu zemrën. Nëse më pyesni se cili ishte lojtari më i mirë sa i përket formës së përditshme, Luis Suarez ishte një bishë, por vitet e mia më të mira i kalova me Fernando Torresin sa i përket mënyrës se si u ndjeva. Isha shumë i zhgënjyer kur ai u largua”, ka thënë Gerrardi.