Gerrard rezulton pozitiv me koronavirus
25 dhjetor 2021
| 23:08
Steven Gerrard është infektuar me koronavirus dhe s’do të jetë në stol për Aston Villan në dy ndeshjet e fundit të vitit.
Kjo është konfirmuar nga vet klubi i Aston Villas përmes një komunikate për media.
“Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri Steven Gerrard nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në dy ndeshjet tona të ardhshme në Premier League me Chelsean dhe Leeds United pasi ai do të izolohet pas testimit pozitiv për COVID-19”, thuhej në njoftim.
Gerrard e ka nisur mirë aventurën te Aston Villa duke korrur disa fitore të rëndësishme.