Gerrardi fjalë të mëdha për Eros Grezdën

30 gusht 2018 | 11:09

Eros Grezda do të jetë lojtar i skuadrës së Rangersit. Shqiptari me prejardhje nga Gjakova pas lëvdatave nga trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, mori lëvdata edhe nga legjenda e Anglisë dhe trajneri aktual i Rangers, Stiven Gerrard.

“Grezda ka kryer vizitat mjekësore me ne, por më shumë se kaq nuk mund të them. E di se është një lojtar i shkëlqyer dhe te Osijeku, ai ishte më i miri i skuadrës. Grezda është një lojtar shumë i mirë dhe i rrezikshëm. Megjithëse nuk duhet thënë për askënd që më vjen mirë që është dëmtuar, unë falënderoj zotin që Grezda ishte i dëmtuar dhe nuk luajti kundër nesh në Evropë”, ka thënë Gerrard.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vendimit pozitiv të Komitetit…