Gerrardi: Grezda është gati
Eros Grezda është bashkuar menjëherë me skuadrën e tij pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë.
Tek Rangersi duket se e ka pritur mjaft mirë trajneri Stiven Gerrard, i cili është mjaft i lumtur që do ta ketë të gatshëm lojtarin kuqezi për ndeshjen e radhës, diçka që e ka përmendur edhe në konferencën për shtyp.
“Grezda është në gjendje të mirë dhe gati për ndeshjen e kësaj jave”, ka thënë trajneri anglez. Duket se ka ardhur mundësia që ta shohim sulmuesin anësor nga minuta e parë, pasi deri më tani nuk ka mundur që të gjejë hapësira. Aktivizimi me Kombëtaren ka qenë në të mirë të lojtarit që tani gradualisht po arrin formën optimale. Kjo gjë pa diskutim i ka pëlqyer dhe teknikut të gjigantëve skocez, i cili ka një “armë” më shumë në arsenalin e tij.