Gerrardi, kandidatët për trajner të Polonisë
15 janar 2023
| 11:00
Steven Gerrard mund të fillojë një aventurë të re, duke drejtuar Kombëtaren e Polonisë.
Trajneri anglez është njëri prej kandidatëve për të udhëhequr polakët në vazhdim.
Sipas gazetës polake, “Meczyki”, Gerrard ka zhvilluar bisedime me Federatën e Futbollit të Polonisë për këtë pozitë.
Nëse arrihet marrëveshja, 42-vjeçari do të bëhej pasardhës i Czeslaw Michniewicz, me të cilin Federata polake ndërpreu bashkëpunimin shkaku i rezultateve jo të mira në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndërkaq, Gerrard është trajner i lirë që nga tetori i vitit të kaluar – kur u shkarkua nga Aston Villa për shkak të rezultateve të dobëta. Steven Gerrard më herët ka udhëhequr edhe Rangersin, teksa ka qenë trajner edhe tek të rinjtë e Liverpoolit.