
Gerrardi pret shumë nga Eros Grezda
16 shtator 2018
| 15:33
Stiven Gerrard e ka lavdëruar futbollistin Eros Grezda, i cili të shtunën debutoi për skuadrën e Rangers.
“Grezda nuk është ende gati. Ai është në 60-70% të formës dhe ka ende 2-3 javë që i duhet të punojë. Dua një skuadër argëtuese me shpejtësi dhe ritëm. Me siguri që Grezda do na e jap këtë”, ka thënë legjenda e skuadrës së Liverpoolit, Stiven Gerrard.
/Epoka e re/