Gërvalla arsyeton Osmanin që s’ia dha dorën në Podujevë: Rreshti ishte i gjatë, mediat gjejnë qime në ve
13 shtator 2024
| 18:52
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arsyetuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila nuk ia zgjati dorën ditë më parë në inaugurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim në Podujevë.
Gërvalla është shprehur se presidentja Osmani nuk kishte kurrfarë arsye që të mos ia jepte dorën, por kjo ndodhi pasi rreshti i njerëzve ishte i gjatë.
“Të them të drejtën unë e kuptoj që mediat gjejnë gjithkund qimen në ve, mirëpo rreshti ishte i gjatë dhe aspak nuk besoj që presidentja të ketë as arsyen më të vogël të mos i jap dorën dy prej bashkëpunëtorëve të saj më të afërt”, ka thënë ajo në DPT te Fidani.