Gërvalla atakoi BE-në, Escobar i përgjigjet para panelistëve
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar i ka reaguar kryediplomates së Kosovës, Donika Gervalla – Shwarz, e cila goditi BE-në duke quajtur të paaftë për të ofruar siguri për rajonin.
Escobar ka thënë se i vjen keq që duhet të dallojë me minsitren Gërvalla, duke shtuar se çdo gjë pozitive i ka ndodhur rajonit si rezultat i bashkëpunimit ShBA dhe BE.
“Më vjen keq, që dua të dalloj këtu me kolegen time nga Kosova, por çdo gjë pozitive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është arritur me bashkëpunimin e kombinuar ShBA-BE. Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë për rajonin”, ka deklaruar Escobar.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një Forum në Dubrovnik, ku bashkë me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se BE-ja është një “tigër prej letre” që pa përkrahjen e dy fuqive si ShBA dhe NATO s’mund të ofrojë siguri për rajonin.