Gërvalla deklarohet pas aplikimit për anëtarësim në KE: Sot nis një kapitull i ri për Kosovën (video)

12 maj 2022 | 12:17

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar personalisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE).

Gërvalla në një adresim nga Strasburgu i Francës, ka thënë se sot nis një kapitull i ri i Kosovës.

“Sapo dolëm nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës”.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Parlamentare dhe Këshillit Ministror”, ka thënë Gërvalla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është gëzuar hyrjes së…