Gërvalla deputetëve të PDK-së: Ju jeni fajtorë që prirësit tuaj ndodhen në Hagë

06 maj 2021 | 11:37

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur sot seancë.

Në këtë seancë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur për Gjykatën Speciale.

Ajo ka kritikuar deputetët e PDK-së në këtë pikë.

“Gjykata Speciale nuk është instaluar ngas Serbia, është instaluar nga ju. Sepse ju jo vetëm që nuk keni luftuar por nuk keni ndërmarrë asgjë për dënimin dhe gjykimin e krimeve të pasluftës, por jeni munduar ta evitoni këtë dhe e keni bërë të mundur krijimin e Gjykatës Speciale dhe e keni votuar. Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli, dhe tani jeni në nevojë për të sqaruar se përse e keni bërë një gjë të tillë. Ju jeni pikërisht përgjegjës që prirësit tuaj sot ndodhën në Hagë, duke mohuar të vërtetën nuk do të gjeni zgjidhje”, ka thënë Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora guxon me stilin dhe ajo kurrë nuk ka…