Gërvalla dhe Bajrami përgatiten për takimin e radhës në Bruksel

16 maj 2022 | 13:14

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJ), Donika Gërvalla është në Bruksel dhe po përgatitet për takimin e përfaqësuesve të shteteve të Bashkimit Evropian, me ata të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Lajmin e ka bërë me dije ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

“Me ministren Gërvalla – Schwarz dhe ekipin e saj, në ambasadën në Bruksel, duke u përgatitur për takimin e EU27-WB6 në Këshillin e Punëve të Jashtme. Temat kryesore: Lidhja më e ngushtë dhe afërsia e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Kosova nuk ka asnjë mëdyshje: Ne qëndrojmë krah Ukrainës”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Jesus do të jetë i sakrifikuari i Manchester Cityit…