
Gërvalla: Dihet kush do ta formojë qeverinë më 15 prill apo më vonë
10 prill 2025
| 14:01
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur e bindur se LV-ja do ta formojë qeverinë e re.
Ajo e pyetur nga gazetarët se kush do ta formojë qeverinë tha se dihet kush do ta formojë ose me datën 15 ose më vonë.
Gërvalla se bashku me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, kanë shkuar për t’u regjistruar si deputetë.
“Dihet kush do ta formojë qeverinë me 15 apo më vonë. Me votat e nevojshme”, ka thënë Gërvalla. /EO