Gërvalla: Drafti i Asociacionit nuk është shumë i mirë

24 nëntor 2023 | 10:19

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një deklarim për medie, ka theksuar se drafti i Asociacionit i pranuar nga BE-ShBA nuk është shumë i mirë dhe ka mjaftë sfida, por që nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës.

“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është fer pyetja, sepse përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësimet tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të”, ka thënë Gërvalla, raporton Ekonomia Online.

“Unë iu lus që të keni pak durim lidhur më çështjen e draftit. Ju siguroj që nuk ka asnjë tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qlqeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministrit për të pranuar drafte të cilat janë në dëme të Kosovës”, ka deklaruar Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka raportuar…