Gërvalla e quajti Haradinajn ‘gjeneral të vetëshpallur’, PZAP-i e dënon me 10 mijë euro LV-në
30 janar 2025
| 12:16
Tri ditë më parë, gjatë një tubimi elektoral Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e quajti Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, si gjeneral të vetëshpallur.
Në lidhje me këtë gjuhë, AAK-ja është ankuar në PZAP.
E PZAP-i në një vendim e ka dënuar LV-në me 10 mijë euro për gjuhën e Gërvallës, duke vlerësuar se “është gjuhë denigruese dhe urrejtëse në raport me subjektet politike që marrin pjesë në garën zgjedhore”.