Gërvalla e quan modeste pagën prej 7 500 eurosh të këshilltarit të MPJD-së, Gani Jakupi

24 nëntor 2023 | 09:57

Ditë më parë është raportuar se jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Mirëpo ministrja e MPJD-së, Gërvalla e ftuar sot për të raportuar në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se Jakupi nuk është këshilltar i saj, por pjesë e një projekti njëvjeçar.

“Me këtë shumë modeste që nuk është pagë mujore është shumë modeste për gjithë lobimin që bënë. Ai nuk është këshilltar i imi, ai ka një kontratë. Më vjen keq që Gani Jakupi përballet me një fushat të tillë”, ka theksuar ajo.

Gërvalla ka thënë se ajo po sulmohet duke përdorur emra të personaliteteve.

“Nevojitet një përkushtim si opozitë, jo për të hedhur baltë por për t’u marrë me tema serioze. Ju lus për më shumë dinjitet dhe kujdes kur flisni për personalitete të shquara të kulturës, përmes mediave familjare dhe personale”, ka theksuar Gërvalla, pas akuzave që mori nga opozita për këtë pagë kaq të lartë të Gani Jakupit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e shtetit të Kosovës do t’i kenë në dispozicion…