Gërvalla e uron O’Brien që u bë Ndihmës i Sekretarit të Shtetit: Mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka uruar Jim O’Brien pasi ai u bë Ndihmës i Sekretarit të Shtetit.
Gërvalla shkroi se mezi pret që partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në të forcohet.
“Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike”, shkroi Gërvalla në “X”.
“Ne mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë”, shtoi ajo.
Congratulations to Jim O’Brien on his confirmation as the Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs @StateEUR.
We look forward to strengthening our strategic partnership with the United States, rooted in our shared values of democracy and freedom.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 8, 2023
Ish i dërguari amerikan për Ballkanin, O’Brien u zgjodh nga presidenti amerikan, Joe Biden për t’u ulur në pozitën e re.